8 ditë nga vendosja e barrikadave në veri të Kosovës, duket se gjendja ende nuk po shkon drejt një zgjidhjeje, ashtu siç edhe kanë kërkuar ndërkombëtarët. Policia e Kosovës ka njoftuar ditën e sotme, se në veri të vendit janë vendosur barrikada të reja. Sipas policisë, barrikadat e reja janë vendosur në “lagjen Berxhane” që con për në Zveçan. Edhe pse janë vendosur këto barrikada, ato nuk kanë sjellë tensione.
Më herët sot, ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla është shprehur se vendi i tij i ka të gjitha kapacitetet për t’i arguar barrikadat në veri të vendit, por nuk po ndërmarrin asnjë hap pasi po presim që situata të zgjidhet nga ndërkombëtarët.