Unioni i Transportit Publik ka njoftuar reduktimin e linjave urbane të Tiranës. Në një vendim të publikuar thuhet se do të ketë më pak mjete në qarkullim.
Shkak siaps unionit është bërë gjendja e vështirë ekonomike.
“Ky vendim vjen si pasojë e sfidave dhe shqetësimeve të shumta financiare me të cilat operatorët e këtij shërbimi janë përballur kohët e fundit. Ne kemi ngritur shqetësimet tona, kemi diskutuar problemet me të cilat përballet shërbimet tona dhe kemi paraqitur zgjidhje të mundshme, por për fat të keq asnjë masë parandaluese apo reagim nuk është marrë për të zbutur situatën.”– thuhet në njoftimin e tyre.