Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar sot ndryshimet në kabinetin qeveritar, të propozuara disa ditë më parë nga kryeministri Rama.
Sipas listës së dorëzuar nga Rama, janë 7 ministra të rinj që emërohen në detyrë në dikasteret përkatëse.
Ogerta Manastirliu emërohet ministre e Arsimit dhe Sportit, duke dorëzuar ministrinë e Shëndetësisë. Po ashtu, Frida Krifca është shkarkuar nga Ministria e Bujqësisë dhe vendin e saj e zë Anila Denaj, e cila më herët ka qenë ministre e Financave.