Edhe dita e sotme parashikohet e paqëndrueshme dhe me reshje shiu pothuajse në të gjithë territorin e vendit tonë. Në zonat malore në veri të vendit reshjet pritet të jenë në formën e dëborës me intensitet të ulët. Era do të jetë nga verilindja-juglindja me shpejtësi mesatare 1-8m/s, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës nga 1 ballë.
Temperaturat parashikohen -2 deri 6°C në zonat malore, 1 deri 12°C në zonat e ulëta dhe 3 deri 13°C në zonat bregdetare.