Java që presim përpara mbi rajonin e Ballkanit (dhe një pjesë të Europës qendrore) pritet të depërtojë Anticikloni Afrikan. Ky depërtim i pazakontë nuk do të sjellë mot “përvëlues” por padyshim mot të kthjellët dhe temperatura relativisht pak gradë më lartë se të zakonshmet e dimrit.
Moti parashikohet i kthjellë si dhe vranësira të pakta kalimtare në relievet malore në lindje. Temperaturat parashikohen nga 6°C në relievet malore deri dhe në 17°C.