Kostoja mesatare e jetesës është rritur me 8.1% në vitin 2022. Shkaktarë të kësaj kanë qenë edhe lufta në Ukrainë dhe pandemia. Të dhënat vijnë prej Indeksit të Kostos së Jetesës në mbarë botën për vitin 2022, e cila ka vlerësuar qytetet më të shtrenjta për këtë vit.
Kjo është hera e parë që qyteti më i madh në SHBA, New York ngjitet në vendin e parë, megjithëse në një barazim me fituesin e përhershëm, Singaporin.
10 qytetet më të shtrenjta në botë për të jetuar në vitin 2022
1. Nju Jork dhe Singapori
3. Tel Aviv, Izrael
4. Hong Kong dhe Los Angeles
6. Cyrih, Zvicër
7. Gjenevë, Zvicër
8. San Francisko, Kaliforni
9. Paris, Francë
10. Kopenhagë, Danimarkë