Ndërron jetë gjatë rrugës për në spital 32-vjeçari Genti Isai nga Kagjinasi i Kolonjës. Sipas informacioneve, bëhet me dije se shtetasi Genti Isai, ka pasur shqetësime paraditen e sotme për dhimbje dhëmballe, ndërsa ka shkuar tek stomatologu dhe ka marrë recetën e qetësuesve. Pas marrjes së mjekimeve në farmaci, ai është rikthyer në banesë. Pak orë më vonë, 32-vjeçari nuk është ndjerë mirë në banesë dhe ka qenë babai i tij që ka lajmëruar ambulancën, ku gjatë transportimit për në spital, fatkeqësisht i riu ka ndërruar jetë. Viktima ishte fëmijë i vetëm. Pritet të kryhet autopsia e viktimës për të zbuluar shkaqet e vdekjes.