Një kryetar bashkie nga Polonia, ra nga kati i katërt i një hoteli ku po qëndronte në Kaljari të Italisë dhe humbi jetën.
44-vjeçari ndodhej në Sardenjë së bashku me kolegë të tjerë bashkatdhetarë për takime institucionale, ndërsa në orën 2 të mëngjesit ra aksidentalisht nga dritarja e hotelit “2 kolonat”.
Sipas hetimeve paraprake, kryebashkiaku ndodhej në një dhomë me një koleg dhe dyshohet se ishte ulur në dritë, ku ka humbur ekuilibrin duke rënë poshtë nga një lartësi prej dhjetëra metrash.
Hetuesit e kanë përjashtuar pistën e një krimi dhe thonë se ngjarja ka qenë aksidentale.