Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për vdekjen e të riut në burg, Jani Rustemi. Mësohet se organi i akuzës ka nisur regjistrimin e procedimit pas një referimi të ardhur nga Agjencia e Mbrojtjes Policore (AMP).
27 vjeçari u arrestua për vjedhjen e një tapeti. Familjarët pretendojnë se ka pasur dhunë nga ana e forcave të policisë, duke përkeqësuar gjendjen e të riut. Ai u transportua në spitalin e Traumës, ku dhe ndërroi jetë.
Pikërisht për këtë arsye, duke qenë se familja e tij pretendon se u dhunua në burg, ata kanë zhvilluar protestë te Ministria e Drejtësisë ku kërkojnë drejtësi.