Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas urdhër arrestit të lëshuar për ish kreun e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako. Në reagimin e tij në turin e falënderimeve në Berat, Rama tha se për të nuk është aspak e lehtë kur shikon se si bashkëpunëtor të tij përfundojnë përpara drejtësisë, por thotë se është krenar. Kjo sepse sipas tij është tregues se drejtësia po funksion.
“Për herë të parë në historinë e popullit tonë, po goditen njerëz të lidhur me pushtetin, kjo s’është e lehtë, ka edhe gjëra që të bëjnë të ndihesh jo mirë, qoftë për arsye se nuk ke si ndihesh mirë kur shikon që dikë që deri the ka qenë në krah teje dhe tani në krah të avokatit krah prokurorit të Gjykatësit, me siguri ka ndodhur diçka, pore dh e kur shikon se si kërkohet forca e pushtetit të drejtësisë për të bërë gjëra që nuk shkojnë, këto janë pjesë e një procesi dhe një historie të re dhe rruga është e përpjetë, për herë të parë në historinë e popullit tonë po ndodh kjo dhe për këtë duhet të jemi krenar për PS dhe kontributin që ne japim”, tha Rama.
Ky reagim erdhi pasi SPAK lëshoi sot urdhër arresti për ish-kreun e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako me akuzën për korrupsion. Dako u vetëdorëzua rreth orës 16:00 në Drejtorinë e Policisë në Tiranë, duke u vënë në dispozicion të drejtësisë dhe hetimeve të nisura ndaj tij. Përveç Dakos janë lëshuar urdhër arreste edhe për 10 ish zyrtarë të tjerë të Bashkisë.