Detaje të reja kanë dalë nga 18 urdhër-arrestet e lëshuara nga SPAK këtë të mërkurë, për disa persona të dyshuar si të përfshirë në një grup kriminal.
Përveç ish-shoferit të Ardi Veliut, Sokol Idrizi, mësohet se në pranga janë vënë edhe bashkëshortja dhe vajza e tij.
Pjesë e të arrestuarve janë edhe 7 oficerë policie, dy prej të cilëve punonin në Portin të Durrësit.
Të arrestuarit akuzohen për: “pastrim parash”, “ushtrim pa licencë i veprimtarisë bankare”, “kontrabandë me mallra të tjera”, “mos deklarim në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”, “grup i strukturuar kriminal”, “kryerje veprash nga organizata kriminale”.