Ukraina do të vendosë kufizime në energjinë elektrike duke filluar nga e enjtja, tha presidenca e vendit të mërkurën pasi sulmet me raketa dhe dron ruse shkatërruan pjesë të mëdha të rrjetit energjetik të vendit.
“Sot armiku shkatërroi përsëri objektet e prodhimit të energjisë… është e nevojshme të minimizohet përdorimi i energjisë elektrike,” tha Kyrylo Tymoshenko, nënkryetar i zyrës së presidentit ukrainas.