Një “ujëvarë zjarri” spektakolare i kënaqi fotografët dhe adhuruesit e natyrës të mërkurën teksa shikonin diellin që perëndonte duke reflektuar nga një ujëvarë në Parkun Kombëtar Yosemite, Kaliforni.
Çdo vit, për një periudhë të shkurtër kohe, rrezet e fundit të ditës ndezin ujëvarën Horsetail Falls, duke i dhënë asaj pamjen e një rrjedhe llave që bie poshtë shkëmbit mitik të El Capitan.
Ky fenomen tërheq turistë nga e gjithë Shtetet e Bashkuara.
Ajo zgjat vetëm disa minuta dhe ndodh vetëm nëse plotësohen të gjitha kushtet.
“Kur dielli perëndon në këndin e saktë, ai reflektohet nga El Capitan,” thotë Scott Gediman, zyrtar i marrëdhënieve me publikun për Parkun Kombëtar Yosemite. “Është një kombinim i diellit që reflekton nga uji, qiellit të pastër, ujit që rrjedh. Nëse të gjitha (këto kushte) plotësohen, është magjike”.
Kalifornia, si pjesa më e madhe e Shteteve të Bashkuara perëndimore, ka qenë viktimë prej vitesh e një fenomeni thatësire që ka pasur një ndikim të madh në nivelin e ujit të lumenjve.
Shirat e bollshëm në fillim të vitit, të cilat shkaktuan përmbytje vdekjeprurëse në rajone të caktuara të këtij shteti, megjithatë bënë që niveli i lumenjve të rritet.