Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur ditën e sotme në Dukagjin të Shkodrës. Gjokë Gurra dhe Eduard Gurra, atë e bir, janë ekzekutuar për vdekje nga persona ende të paidentifikuar. Atyre u është zënë pritë në shtëpinë e tyre në Dukagjin, ndërsa prej vitesh jetonin në qytetin e Shkodrës.
Një natë më parë, shtëpia e tyre në Dukagjin është përfshirë nga flakët, si pasojë e një zjarrëvënieje të qëllimshme. Për këtë arsye, ata të dy, Gjokë Gurra, 57 vjeç dhe Eduard Gurra, 31 vjeç, janë nisur në vendin e origjinës së tyre për të parë dëmet e shkaktuara. Persona ende të paidentifikuar i kanë vënë flakën shtëpisë, ndërsa duket se e gjithë kjo ka qenë një skenar i përgatitur për t’i zënë në pritë.
Sipas informacioneve të policisë, ngjarja ka ndodhur ka ndodhur rreth orës 16:40, në fshatin Sumë, Njësia Administrative Pult. Ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë, ndërsa efektivët e policisë po punojnë për identifikimin e atyre që fshihen pas kësaj ngjarjeje.