Palombarët janë zhytur sërish në lumin Seman për të kërkuar 26-vjeçarin Mateo Lika i zhdukur prej 15 janarit. 26-vjeçari ra në lumë nga Ura e Mbrostarit.
E gjitha u zbulua pasi në mëngjes, policia gjeti vetëm kangjellat e thyera, një targë dhe asnjë gjurmë tjetër, ndërsa telefoni i tij vijon të jetë i fikut.
Rënia e nivelit të ujit të lumit i favorizon palombarët në kërkimet në thellësi.
Policia e Fierit ka arritur të zbardhë komunikimin e fundit të Likës me një mikeshë të tij në Gjermani, shtet nga i cili i riu ishte kthyer prej pak kohësh, ku i thoshte se do të shkonte të takonte të motrën në Tiranë pasi e kishte marrë malli për nipin.
Deri më tani nga kërkimet nuk është zbuluar asgjë dhe fati i të riut vijon të mbetet mister.