Kreu i ri i SPAK prezantohet zyrtarisht të hënën para stafit. Dumani u zgjodh dje nga anëtarët e KLP me 1 votë diferencë nga Edvin Kondilli. Ambasadorja Kim që ndoqi nga afër procesin shprehu mbështetje, ndërsa kryeministri Rama e quajti procesin përgjigje ndaj akuzave të Berishës se qeveria ndërhyn në drejtësi.
Në ceremoninë e prezantimit nesër do të jetë edhe kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla.