Biznesmeni Ardian Nikulaj i cili u vra më 19 prill me armë zjarri në lokalin e tij në Shëngjin, është përcjellë sot për në banesën e fundit
50-vjeçari Ardian Nikulaj, është tentuar disa herë t’i bëhet atentat, megjithatë asnjë prej këtyre planeve nuk u realizua pasi ai mësoi faktin tronditës dhe ruhej.
Biznesmeni dhe politikani lokal në Lezhë dyshohet se është mbajtur në vëzhgim prej të paktën 1 javë për ta ekzekutuar. Autori i dinte të gjitha lëvizjet e Nikulajt, dhe vetëm pak minuta pasi biznesmeni hyrë në lokalin e tij, futet dhe e qëllon për vdekje me 7 plumba.
Policia ka sekuestruar kamera të shumta sigurie, por deri më tani nuk ka asnjë person të dyshuar si autor të kësaj ngjarje, megjithëse janë shoqëruar disa persona për t’u pyetur për këtë krim.
Ndaj tij ka disa pista, mes tyre konflikte biznesi, politika dhe gjakmarrja.