Është vetëdorëzua në policinë e Shkodrës 29-vjeçari Edmond Nika i cili u shpall në kërkim nga policia për vrasjen e 73-vjeçarit Zef Guri dhe plagosjen e djalit të tij, Gjin Guri në Dukagjin.
Edmond Nika ka deklaruar në polici se nuk ka lidhje me ngjarjen dhe ka qenë gjithë ditën e djeshme në kamera.
Policia, përveç Edmond Nikës ka shpallur në kërkim edhe Martin Qershijën, Kujtim Dhollën dhe Çesk Serrajn, si persona të përfshirë në vrasje. Mbrëmë u vra Zef Guri 73 vjeç dhe u plagos djali i tij Gjin Guri 46 vjeç, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Traumës në Tiranë.