Një 53-vjeçar është rrëzuar nga lartësia e një shkëmbi teksa kulloste bagëtitë në fshatin Ndërfushas, njësia Administrative Martanesh në Bulqizë.
Ai fillimisht u transportua drejt spitalit të Traumës në Tiranë për ndihmë më të specializuar mjekësore, por nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra.
Njoftimi i policisë:
Bulqizë/informacion shtesë
Në vijim të informacionit të dhënë më parë ku shtetasi A. B., duke kullotur bagëtitë dyshohet se u rrëzua nga një lartësi shkëmbi, ju informojë se ky shtetas si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital.