Trajneri i Romës, Jose Mourinho nuk do të jetë me ekipin e tij javën e ardhshme në San Siro. Tekniku portugez u ndëshkua me një ndeshje pezullim pas fitores së sotme ndaj Monzas.
Në minutat e fundit të lojës, Mourinho u tall me pankinën e Monzas, duke tërhequr vëmendjen e arbitrit i cili i dha një karton të kuq në minutën e 99-të të lojës.
Mourinho u kap duke i thënë shefit të Monzas, Raffaele Palladino: “Ti flet shumë dhe pastaj qan”.