Modelja Arbenita Ismajli ka publikuar së fundmi në InstaStory një bisedë private me reperin Unikkatil. Ismajli ka treguar se reperi i ka shkruar i pari duke i ofruar ndihmë Arbenitës që të largohet nga ish-i i saj, Fero.
Mirëpo, Arbenita nuk ia ka kursyer disa ironi Unikkatilit.
“Po, patjetër. Para se ta bëjmë këtë, a mund ta porosis një pizë me kërpudha të mesme, të lutem? Është e preferuara ime”, përgjigjet ironikisht modelja.
Fero kohë më parë ka bërë një ‘diss’ ndaj Unikkatilit, duke e quajtur atë picamen.
“Mu picamen s’je ti n’veti jo, qato nuk kom folë se shihet me kohë”, ka thënë Fero në tekstin e një kënge.