Gjykata e Apelit ka lënë në burg këtë të hënë Milena Derajn, e cila u arrestua më 24 maj, me dyshimet se nëpërmjet mashtrimit ka përfituar rreth 570 mijë euro.
Milena Deraj në një deklaratë noteriale që mban datën e 9 qershorit, ka dorëzuar një deklaratë noteriale ku pranonte se i njihte borxhin familjes Ferracaku, por pretendon se u detyrohet vetëm 225 mijë euro nga shuma që u kishte marrë për t’i shpëtuar të akuzuarit nga dënimi me burg përjetë për masakrën e Velipojës.
Skema e mashtrimit të Milena Derajt, ka nisur që në vitin 2021, ku sipas dosjes hetimore i është kërkuar nga një mike e saj të gjente avokat për të ndihmuar familjen Verracaku në Shkodër, në procesin penal, pas përplasjes me armë zjarri në verën e 2021 për ndarjen e hapësirave të shezlongëve.
Deraj ka treguar se ka kontaktuar me një avokat dhe ai i ka thënë se për këtë punë i duhej një shumë prej 340 mijë Eurosh, shumë për të cilën kishin rënë dakord dhe familja Verracaku dhe ia ka dhënë në 3 takime të ndryshe në Tiranë. Pasi u kishte marrë paratë dhe nuk po i ndihmonte, familja Verracaku e ka kërcënuar me jetë Derajn për kthimin e parave, çka solli edhe zbulimin e mashtrimit të saj.
Gjithashtu me premtimin e investimit në bono thesari, Deraj i mori edhe shoqes së saj 230 mijë Euro.