Skuadra e polumbarëve të repartit special RENEA ke gjetur sot në mëngjes trupin e të riut që u mbyt dje në lumin Mat.
22-vjeçari Valentin Nikolli nga Miloti ra aksidentalisht në lumë paditen e djeshme në territorin e njësisë administrative Zejmen, në vendin e quajtur “Ura me harqe”. Të riun e mori rrjedha teksa po peshkonte bashkë me shokët e tij. Pas njoftimit të policisë kanë filluar kërkimet të cilat u ndërprenë natën për të rifilluar sot në mëngjes.