Edhe pse vendosi të sakrifikojë për dashurinë, duke lënë jetën në Gjermani dhe punën e saj si infermiere, ëndrra e një 28-vjeçareje, u kthye në makthin më të keq të jetës së saj në Tiranë. Personi për të cilin ajo la gjithçka, Gleard Gusholli, e mbajti peng dhe dhunoi brutalisht për një javë në shtëpi, duke e detyruar të pinte edhe kokainë. Ngjarja ndodhi në afërsi të zonës së ish-Parkut të Autobusëve, në rrugën “Frosina Plaku” dhe si pasojë e dhunës e reja përfundoi në Spitalin e Traumës.
Ka qenë një familjare e Gleard Gushollit, që ka mundur të shpëtojë nga banesa e ferrit, 28-vjeçaren dhe ta çojë në spital. Të hënën e reja rrëfeu të gjithë makthin e përjetuar, duke thënë se dhuna kishte nisur që në Gjermani, ku Gleardi ishte bërë xheloz për një periudhë kohe që qëndruan të ndarë. Prindërit e 28-vjeçares e përzunë pasi nuk e pranonin sjelljen agresive ndaj të bijës, ndërsa kishin 1 vit e gjysmë që ishin njohur dhe 3 muaj pas ndarjes nisën sërish të komunikonin. 28-vjeçarja thotë se erdhi në Tiranë që të krijonte familje me të, por ai kishte synim që ta bënte të përjetonte tmerr dhe donte të hakmerrej ndaj saj.
“Kam tentuar disa herë të hidhesha nga ballkoni se nuk e duroja dot më. Më gjuante me grushte e me shkop. Më nxirrte thikën, ma mbante te këmba, më thoshte do ta çaj barkun. I lutesha të më hapte derën. Nuk më dom, mirë, vetëm më hap derën. Donte të hakmerrej se kemi qenë 3 muaj të ndarë. Në Gjermani ka nisur nga dhuna. Prej xhelozisë donte të hakmerrej, më merrte telefonin, nuk kontaktoja dot askënd. Në Gjermani kemi bashkëjetuar 1 muaj e gjysmë dhe prindërit e mi e nxorën nga shtëpia. Më fuste 4 gishtat në grykë dhe donte me ma marr shpirtin. Unë e dija që po vdes e po jap shpirt. Më ka dhunuar. Ditën që erdhi goca e dajës për të më ndihmuar, rreth 15 herë më fuste gishtat në fyt e donte të më mbyste”, tha e reja.
Pas kësaj, Policia e Shtetit ka marrë në mbrojtje vajzën 28-vjeçare. Ndërkohë, edhe katër djem të tjerë janë arrestuar nga policia pasi akuzohen për ‘Moskallëzim krimi’ dhe ‘Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës’. Ata janë identifikuar si Besmir Nurçellari, 36 vjeç, Arjan Sheta, 41 vjeç, Bledi Kateshi, 27 vjeç dhe Erlind Kateshi, 42 vjeç,