Dy persona, babë e bijë, mbetën të plagosur pasi skela e një pallati në ndërtim u rrëzua.
Imelda Shkëmbi, 38 vjeç, ndodhet në gjendje shëndetësore stabile ndërsa babai i saj, Hysen Lavdari 72 vjeç, është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Imelda është bashkëshortja e ish-futbollistit të Skënderbeut, Bledi Shkëmbi. Ky i fundit ka thënë për mediat se ka përgatitur padi për kompaninë e ndërtimit.