Shtyhet seanca gjyqësore ndaj shtetases ruse Svetlana Timofeeva në Gjykatën e Elbasanit. Me kërkesë të autoriteteve të federatës ruse drejtuar shtetit shqiptar, Ministria e Drejtësisë i përcolli shkresën Prokurorisë Elbasan për trajtimin e procedurës së ekstradimit të kësaj shtetaseje.
Sipas autoriteteve ruse, ajo rezulton në kërkim për veprën penale ‘Marrje e paligjshme e informacionit që përbën sekret shtetëror’, vendim ky i dhënë që më 25 gusht të vitit të kaluar nga Gjykata e Meshchanky Moskë.
Prokuroria e Elbasanit ia përcolli kërkesën Gjykatës së Elbasanit e cila po trajton rastin. Mësohet e 33-vjeçarja Timofeeva ka refuzuar ekstradimin. Në seancën e sotme mungonte prokurori Mustafa Turku për arsye shëndetësore.
Mikhael Zarin 24 vjec, Svetlana Timofeeva 33-vjeçe nga Rusia dhe Fiodor Mihailovic nga Ukraina, u ndaluan më darë 20 gusht pasi sulmuan me spraj neuroparalizues ushtarakët Ardian Xhaka dhe Aldi Bici, roje të Uzinës Ushtarake të Çekinit në Gramsh ku ata po filmonin pa leje.