Policia Kufitare e portit të Durrësit ka njoftuar ditën e sotme se ka shpëtuar 3 persona të cilët ndodheshin në një peshkarexhë me konstrukt druri e cila rrezikonte të mbytej.
Menjëherë në ndihmë të kapitenit dhe pjesëtarëve të bordit të peshkarexhës është nisur Policia Kufitare me mjetin lundrues, GDF-ja dhe roja bregdetare.
Punonjësit e Policisë Kufitare kanë marrë në mjetin lundrues të Policisë, kapitenin S.A., 54 vjeç dhe pjesëtarët e bordit, shtetasit K.K., 30 vjeç dhe M.E., 50 vjeç.
Nga veprimet e para dyshohet se motopeshkarexha është goditur nga një traget, i cili ka pezulluar lundrimin.