Mbrëmjen e kaluar, në emisionin ‘Zemër Luana’ ishin të ftuar reperët Marini dhe Matolale. Këta dy të fundit njihen për këngëtarët e tyre dhe për disa nga ‘diss-et’ që ju kanë bërë reperëve të tjerë.
Ata luajtën një lojë ku përballë kishin personazhe të njohur dhe në bazë të pyetjeve të formuluara nga programi do të duhej të qëllonin personazhin në foto. Mes personave në tabelë ishte edhe reperi Noizy. Kujtojmë se Matolale ka qene pjesë e grupit të Noizy por për disa arsye ende të pashpjegueshme, ai doli nga grupi i Noizyt. Në shumë pyetje të drejtuara atyre, shënjestra ishte reperi Noizy, madje shoqëruar edhe me komente nga ana e tyre. Nga ky veprim, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Noizyt i cili i ka kërkuar drejtuese së programit, Luana Vjollca që ta heq foton e tij nga tabela sepse nuk mban ajo përgjegjësi së çfarë ndodh më vonë dhe se asaj i intereson vetëm fama në Tik Tok.
Postimi i plotë:
‘O @luanavjollca me fal per shprehjen po me keni ça trapin me kto krahasimet, ma hiq foton nga aty se ngelen tu m’vra ket mund ta thoja dhe privat po ajd mo.. Pytjet i beni shume te neveritshme doni vetem sherre me ndodh, se Cfar ndodh me rrepistat me Vone ste plas bytha ty, a rrifen a vriten a shahen, ty te intereson emisioni me ber fam në tiktok, Hiqe foton time nga aty se sjam ngara me klysha’, shkroi Noizy.