Një burrë që kaloi 20 vjet pas hekurave për krime që nuk i kreu, tani është shpërblyer me 45 milionë dollarë.
Në vitin 1991, Roger ‘Dean’ Gillispie u dënua për rrëmbim dhe përdhunim të dy motrave binjake 22-vjeçare dhe të një gruaje 28-vjeçare në Ohajo gjatë një grabitjeje.
Ai u përball me kalimin e 20 viteve të ardhshme në burg dhe ruajti gjithmonë pafajësinë e tij, duke arritur përfundimisht të ecë drejt lirisë në vitin 2011, pasi kaloi dy dekada të tëra pas hekurave.