Foshnja e cila u braktis ditën e djeshme në një bodrum në Yzberisht në Tiranë, nuk ka arritur që të mbijetojë. Lajmin e ka bërë të ditur spitali ‘Koço Gliozheni’ të cilët njoftuan se stafi mjekësor bëri maksimumin që foshnja të mbijetonte, por nuk ja doli mbanë për shkak të traumës që foshnja ka pësuar gjatë lindjes e cila është asistuar vetëm nga nëna.
E ëma 30-vjeçare është arrestuar nga policia pasi akuzohet për braktisjen e fëmijës.
Në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe ministri i Brendshëm i cili ka paralajmëruar masa të rrepta për personat të cilët braktisin fëmijët e tyre.