Këshilli i Lartë i Prokurorisë pezulloi nga detyra kryeprokurorin e Kukësit, Xhevahir Lita. Ky i fundit u arrestua gjatë operacionit të SPAK “Metamorfoza”.
Sipas SPAK-ut, Lita dyshohet se kishte komunikime me grupin kriminal të Bajrave, të cilëve dyshohet se i ka ndihmuar të mbyllin hesapet me drejtësinë.
“Sipas njoftimi, sot më datë 31.07.2023 Këshilli i Lartë i Prokurorisë, u thirr në mbledhje urgjente nga Kryetari i Këshillit, zoti Balla.
Dy vendimet që u morën sot janë:
1. Pezullimi nga detyra e prokurorit Xhevahir Lita, drejtues në Prokurorinë e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës.
2. Hapja e garës për drejtues në Prokurorinë e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës.
Deri në zgjedhjen e një drejtuesi të ri, kjo zyrë Prokurorie do të drejtohet nga Zv/ Drejtuesja, Enkeleda Hoxha.