Kompania turke e mbrojtjes Baykar synon të fillojë prodhimin e mjetit të saj të ri ajror luftarak pa pilot (UCAV) vitin e ardhshëm, i cili tashmë po tërheq interes ndërkombëtar, tha presidenti i saj Selcuk Bayraktar.
Baykar së fundmi është bërë i njohur ndërkombëtarisht për dronin e lehtë TB-2, i cili përdoret në Ukrainë, Azerbajxhan dhe Afrikën e Veriut dhe ka arritur sukses të madh në eksport, duke e bërë kompaninë një nga eksportuesit më të mëdhenj të Turqisë në sektorin e mbrojtjes.
Droni mban emrin Kizilelma, raporton agjencia Reuters.
Kompania ka dronë që variojnë nga dronët e ngadaltë të sulmit në tokë deri te dronët autonome të shpejtë dhe të shkathët që operojnë së bashku me avionët luftarakë.
“Është projektuar për të qenë një mjet luftarak shumë autonom, i kontrolluar nga njeriu, natyrisht, ajër-ajër”, tha Bayraktar, i cili punoi në projektimin e UCAV-së me motor jet 15 metra të gjatë.
Sipas tij, në njëfarë kuptimi, Kizilelma shpreh një të ardhme krejtësisht të re të aviacionit luftarak.
Baykar planifikon të fillojë prodhimin në sasi më të vogla vitin e ardhshëm.