Një tërmet me magnitudë 6 ka goditur Turqinë perëndimore, ekzaktësisht qytetin Duzce i cili ndodhet rreth 210 km (130 milje) në lindje të qytetit më të madh të Turqisë, Stambollit.
Lëkundjet kanë qenë aq të forta sa janë ndjerë edhe në kryeqytet, Ankara. Si pasojë e lëkundjeve të fuqishme janë plagosur 35 persona. Përllogaritjet e thellësisë së tërmetit variojnë nga 2 km në 10 km. Ka raportime për ndërprerje të energjisë në rajon dhe disa banorë janë hedhur nga ballkonet. Pas tërmetit të fuqishëm, u raportua një tjetër tërmet me magnitudë 4.7.
Footage of the moment 5,9 magnitude #quake hit Düzce in northern Turkey. Tremors also felt across Istanbul and Ankara. 18 aftershocks recorded. No casualties or major damage reported so far. In Nov 99 in a 7,2 quake that hit Düzce over 800 ppl were killed pic.twitter.com/PUkZxGjl9N
— Selin Girit (@selingirit) November 23, 2022
Ministri i Brendshëm turk, Suleyman Soylu u shpreh se deri më tani nuk ka raportime për viktima. Shumë qytetarë e kanë kaluar natën jashtë pasi kanë pasur frikë që të kthehen sërish në banesat e tyre.
Qyteti në të cilin ra tërmeti, Duzce njihet për goditjet që merr nga tërmetet. Në vitit 1999 u godit nga një tërmet me magnitudë 7.2 i cili la të paktën 845 njerëz të vdekur. Disa muaj nga kjo tragjedi, një tjetër tërmet ra në qytetin e Izmit, 100 km në perëndim, i cili vrau më shumë se 17.000 persona dhe shkatërroi mijëra banesa.