Një pushues ka rrezikuar të mbytet sot, në plazhin e Tales. Sipas burimeve, mësohet se ndihma e parë i ka ardhur nga pushuesit e rastësishëm të pranishëm aty bashkë me punonjësit e bareve dhe restoranteve, të cilët e kanë nxjerrë nga deti pushuesin.
Më pas janë njoftuar autoritetet dhe ka mbërritur ambulanca, që e ka dërguar pushuesin në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.