Në Prishtinë, kryeministri Rama do të takohet ditën e sotme me presidenten Vjosa Osmani. Takimi mes tyre është konfirmuar nga zyra e shtypit e kreut të shtetit. Rama pritet të takohet edhe me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca.
Mësohet se turi rajonal dy ditor i kryeministrit shqiptar do të nisë në Shkup dhe më pas do të vizitojë Prishtinën. Ditën e premte Rama do të udhëtojë në Mal të Zi, Serbi dhe Bosnje Hercegovinë. Në qendër të diskutimeve mes liderëve të rajonit do të jetë ‘Procesi i Berlinit’ dhe ‘Ballkani i Hapur’.
Ajo çfarë dihet deri tani është fakti se sot Albin Kurti nuk do të takohet me Ramën pasi kryeministri i Kosovës i kërkoi homologut të tij të mbanin mbledhjen e anuluar të dy qeverive, ndryshe nuk do kishte takim.