Turbulencat e mëdha të hasura gjatë një fluturimi nga Phoenix në Honolulu kanë shkaktuar të paktën 36 persona të plagosur. 20 prej të plagosurve u dërguan në urgjencë pasi gjendja e tyre shëndetësore u përkeqësua. Raportohet se mes të plagosurve ishte edhe një fëmijë 14 muajsh.
Lëndimet e pacientëve përfshinin dëmtime të rënda në kokë, çarje, mavijosje dhe humbje të vetëdijes.
“Në aeroport, kujdesi mjekësor iu ofrua disa prej pasagjerëve dhe anëtarëve që kishin marrë dëmtime të lehta, ndërsa ata që ndodheshin më rëndë u dërguan menjëherë në spital,” shkroi Hawaiian Airlines .
Turbulencat zgjaten 15 deri në 30 minuta përpara se avioni të ulej në Honolulu, me 278 pasagjerë dhe 10 anëtarë të ekuipazhit.