Donald Trump tha se do të arrestohet të martën në lidhje me pagesën e parave për gratë që pretendonin se kishin pasur kontakte seksuale me ish-presidentin amerikan.
Kjo është shkruar nga Associated Press.
Trump publikoi një postim në rrjetin social “Truth” të shtunën, në të cilin pretendonte se “rrjedhjet e paligjshme” nga zyra e prokurorit të qarkut të Manhatanit tregonin se “kandidati kryesor republikan dhe ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara do të arrestohet të martën e javës së ardhshme”.
Trump gjithashtu u bëri thirrje mbështetësve të tij të protestojnë.
Oficerët e zbatimit të ligjit në Nju Jork po kryejnë përgatitjet e sigurisë në rast se Trump mund të paditet.
Deri më tani, asnjë kornizë kohore nuk është shpallur publikisht për punën e jurisë së madhe sekrete në këtë rast, duke përfshirë ndonjë votim të mundshëm nëse do të paditet ish presidenti.
Megjithatë, ka gjasa që ky rast të jetë rasti i parë në historinë e Shteteve të Bashkuara kur do të ngrihet kallëzim penal kundër një ish-presidenti.