Ish-presidenti amerikan Donald Trump do të akuzohet zyrtarisht për disa akuza të falsifikimit të të dhënave të biznesit, duke përfshirë të paktën një krim.
Për këtë shkruan Associated Press duke iu referuar burimeve.
Aktakuza kundër Trumpit e ngritur nga juria e madhe e Manhatanit tashmë është përgatitur, por nuk do të publikohet zyrtarisht deri të martën.
Trump do të arrestohet zyrtarisht dhe do të dalë në gjyq javën e ardhshme për çështjen e “shpërblimit”, duke shënuar një moment historik kur ish-presidenti amerikan do të detyrohet të dalë para një gjyqtari për të dëgjuar akuzat penale kundër tij.
Kur Trump të dorëzohet, ai do të arrestohet si kushdo tjetër, do të akuzohet, do të fotografohet, do t’i merret shenjat e gishtave dhe gjithçka.
Por nuk pritet që të vihet në pranga; ai do të ishte nën mbrojtjen e Shërbimit Sekret dhe pothuajse me siguri do të lirohej po atë ditë.
Të premten rrugët pranë gjykatës ku do të zhvillohet seanca ka qenë më e qetë se në fillim të javës.
Nuk pati demonstrata në shkallë të gjerë pro ose kundër Trump, megjithëse turistët ndaluan për të bërë selfie.
Historia e përfshirë në këtë rast filloi në vitin 2006, kur aktorja pornografike Stormy Daniels u takua me Trump në një turne golfi bamirësie dhe ai e pagoi atë për seks në një hotel pranë resortit Lake Tahoe.
Prokurorët besojnë se në tetor 2016, në kulmin e fushatës presidenciale, aktorja pornografike mori në bazë të një marrëveshjeje moszbulimi të paktën 130,000 dollarë, të cilat në fakt kishin për qëllim financimin e fushatës zgjedhore të Trump.
Kjo është një vepër penale e dënueshme deri në katër vjet burg sipas ligjit të shtetit të Nju Jorkut.