Mbrëmjen e sotme, banesës së Arben Turkut në Lushnje i është vënë tritol.
Sipas informacioneve paraprake nuk raportohet për të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Kjo është hera e tretë që ndodh diçka e tillë në banesën e tij. Herët e tjera, Turku ka qenë jashtë shtetit, ndërsa sot ndodhej në banesë. Mësohet se në banesën e Turkut ka jetuar kunati i tij Altin Lamçe dhe familja e tij.
Sipas burimeve, lënda shpërthyese është hedhur në oborr dhe në lagje mungojnë kamerat e sigurisë.
Grupi hetimor në vendgjarje po punon për zbardhjen e detajeve të ngjarjes.