Policit të Qarkullimit Rrugor në Lezhë, Zef Kola i është vendosur lëndë plasëse pranë banesës. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në fshatin Manati të Lezhës. Fatmirësisht nga të dhënat e policisë, nuk ka dëme në njerëz apo dëme të rënda materiale, pasi lënda plasëse është vendosur në derën e jashtme tek oborri i banesës.
Nuk dihet nëse ky episod, ka lidhje me detyrën e policit Zef Kola.