Tregu evropian i makinave të pasagjerëve ka shënuar rritje në mars për 28.8 për qind.
Kjo, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe kjo është vazhdimësi e rritjes së atij tregu, e cila ka zgjatur për tetë muaj rresht.
Në mars, 1.087.000 makina janë regjistruar në Bashkimin Evropian, njoftoi Shoqata Evropiane e Prodhuesve të Automobilave (ACEA), transmeton Anatolia.
Zgjerimi i fortë rrjedh nga një bazë e ulët për krahasim në vitin 2022, e cila ishte në skenë për shkak të mungesës së gjysmëpërçuesve.
Të gjitha tregjet kryesore të BE-së shënuan rritje dyshifrore muajin e kaluar, me Spanjën (66.1 përqind) dhe Italinë (40.7 përqind) që kryesojnë rritjen.
Regjistrimet e makinave elektrike me bateri në Bashkimin Evropian panë gjithashtu një rritje prej 58 për qind.
Në tre muajt e parë të këtij viti, shitjet e makinave të reja në BE u rritën me 17,9 për qind, në pothuajse 2,7 milionë.