Tregtia midis Bashkimit Evropian dhe Rusisë ka rënë ndjeshëm pas disa raundeve të sanksioneve të vendosura për shkak të pushtimit të Rusisë në Ukrainë, sipas të dhënave të Eurostat.
Pjesa e importeve të Rusisë nga vendet jashtë BE-së u ul nga 9.5 në 4.3 për qind nga shkurti 2022 deri në dhjetor 2022, raporton Hina, duke cituar dpa.
Në të njëjtën periudhë, pjesa ruse në eksportet e BE-së drejt vendeve të treta u ul nga katër në dy përqind.
Vlera e importeve nga Rusia në BE është ulur me 53 për qind që nga pushtimi rus, nga 21.8 miliardë euro marsin e kaluar në 10.3 miliardë euro në dhjetor, sipas të dhënave të Eurostat.
Eurostat vuri në dukje se pasojat ekonomike të sanksioneve “janë veçanërisht të dukshme muajt e fundit”.
Pjesa e Rusisë në importet e qymyrit në BE u ul nga 45 për qind në vitin 2021 në 22 për qind në vitin 2022 dhe e naftës nga 28 në 21 për qind.
Pjesa e gazit natyror rus në importet evropiane u ul nga 36 në 21 për qind.