Mediat greke kanë sjellë të tjera detaje sa i përket ngjarjes së ndodhur një ditë më parë ku mbetën të vrarë 3 shqiptarë në Athinë.
Sipas mediave greke “protagonistët” e masakrës së ndodhur mbrëmjen e së shtunës dhe që rezultoi me vdekjen e shqiptarëve, ishin eksponentë të njohur nga ana e policisë, pasi për herë të fundit që u gjetën në pranga ishte vetëm një muaj më parë!
Sipas informacioneve të newsit.gr, më 1 qershor, pikërisht një muaj para masakrës, dy nga tre të vdekurit, konkretisht 48-vjeçari Andon Tefi i armatosur dhe 46-vjeçari Armando Lamaj me të cilin ishte bërë takimi në Patisia, u dërguan në Prokurorinë e Shkallës së Parë Athinë, për një çështje droge.
Akuza ishte për shkelje të ligjit për lëndët narkotike, ku i pari Lamaj akuzohej edhe për shkelje të ligjit të armëve! Ata akuzoheshin se së bashku me një person të tretë trafikonin drogë dhe konkretisht sasi kokaine të cilën e shisni për 60 euro gramin. Në fakt arrestimi i tyre kishte ndodhur gjatë një shit-blerjeje të tillë…
Në kontrollin e ambientit ku punonteTefii, u gjet në një sirtar një pako me kokainë dhe në një makinë të braktisur tre pako të tjera. Në shtëpinë e tij policia ka gjetur një shufër metalike ndërsa në posedim kishte më shumë se 6000 euro!