Një 19-vjeçar në Gjirokastër ka përfunduar në pranga, pasi u kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm. Shtetasi Lusjan Sulo është arrestuar në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë, në vendin që njihet si “Ura e Leklit”. Ai po transportonte 13 emigrantë të paligjshëm drejt kufirit me një automjet “Benz Vito”
Policia sekuestroi automjetin e të riut dhe një celular në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme proceduriale.