Një sfidë në Tik Tok i ka marrë jetën 18-vjeçarit shqiptar në Itali. Viktima Lorenzo Pjetrushi i cili ishte bashkë me shokët e tij, hipi mbi kofanon e makinës së shokut dhe po xhironin videon për ta postuar në Tik-Tok, por në atë moment i riu është rrëzuar nga makina është përplasur nga automjeti tip ‘Ford Focus’ në të cilën udhëtonte grupi i të rinjve.
Ngjarja e rëndë sipas mediave italiane raportohet të ketë ndodhur më datë 20 janar në Treviso, por ai ka humbur jetën sot në spital, pasi nuk u ka mbijetuar dot plagëve të marra.