Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Australi. Gjashtë persona kanë mbetur të vrarë, mes tyre dhe dy oficerë policie pas një shkëmbimi me armë zjarri. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Wieambilla 270 km në perëndim të Brisbane, Queensland.
Dy oficerët e policisë kishin marrë njoftimin se një person i cili ishte në kërkim, ndodhej në zonën e Wieambilla dhe u nisën për të neutralizuar të shpallurin në kërkim.
Kur efektivët mbërritën në vendngjarje filluan të shtënat nga personat që ndodheshin brenda banesës.
Policët Matthew Arnold, 26 vjeç dhe Rachel McCrow, 29 vjeç u qëlluan për vdekje teksa iu afruan pronës, ndërsa dy të tjerë pësuan lëndime të lehta. Rrethimi vazhdoi për orë të tëra, përpara se të dyshuarit, dy burra dhe një grua të qëlloheshin nga oficerë.
Njëri u identifikua si Nathaniel Train një ish-drejtor shkolle dhe agresori ndërsa të tjerët ishin vëllai dhe gruaja e agresorit.