Një tragjedi ka ndodhur në Selanik, ku një 27-vjeçare me profesion edukatore ka humbur jetën në një aksident, dy ditë para dasmës së saj.
Siç raporton thestival.gr, mbrëmjen e së enjtes së kaluar dhe teksa e reja po kthehej nga festa e beqarisë e dasmës, e cila ishte caktuar për të shtunë, më 27 gusht, një motor që drejtohej nga një i ri shqiptar e ka tërhequr zvarrë dhe pas përplasjes u largua nga vendi i ngjarjes. 20-vjeçari u arrestua pak kohë më vonë.