Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e sotme ku një 20-vjeçar nga Shkodra ka humbur jetën në plazhin e Velipojës. I riu Arlind Sylia është ndjerë keq sapo ka rënë në kontakt me ujin. Ai është nxjerrë në breg nga roja bregdetare dhe familjarët por nuk ka arritur të mbijetojë, pavarësisht se ju dha ndihma e parë menjëherë.
Sipas njoftimit të policisë dyshohet se i riu pësoi arrest kardiak.