Qeveria serbe menjëherë pas ngjarjeve tronditëse me 17 viktima kërkoi çarmatosjen e popullsisë. Duke nisur nga kjo e hënë 8 maj, qytetarët serbë kanë kohë një muaj për të dorëzuar vullnetarisht armët.
Nga ana tjetër, në shkolla është rritur siguria.
Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë ka deklaruar se në të gjithë shkollat në vend janë forcuar masat e sigurisë dhe shtuar efektivët e policisë. Ato do të jenë të pranishme nga momenti i fillimit të mësimit deri kur nxënësit të jenë larguar nga institucionet e mësimdhënies.
Ky vendim erdhi 40 orë pas ngjarjes tragjike në shkollën fillore ku një 13-vjeçar vrau 9 persona. Pas këtyre ngjarjes tragjike që tronditi Serbinë, ministri serb i Edukimit, Brano Ruzhiç ka dhënë dorëheqjen ndërsa ka thënë se ky akt është një vendim jo vetëm personal, por edhe politik.