Të paktën 44 persona humbën jetën dhe 76 të tjerë u plagosën nga përplasja fatale e një treni pasagjerësh me një tren mallrash në afërsi të Larisës në Greqi.
Shkak dyshohet se është dhënia e një urdhri të gabuar çka solli lëvizjen e trenit me 350 pasagjerë në të njëjtën trase me trenin e mallrave që vinte nga drejtim tjetër.
Kjo është tragjedia më e madhe hekurudhore e ndodhur ndonjëherë në Greqi.
Pas ngjarjes është vënë në pranga shefi i stacionit të hekurudhës së Larisës. Sipas mediave greke raportojnë se ai akuzohet për vrasje dhe plagosje të rëndë nga pakujdesia. Mirëpo, shefi i stacionit, i cili është përgjegjës për sinjalizimin, mohon të ketë përgjegjësi dhe ka pohuar se aksidenti ka ndodhur pas një defekti teknik. Megjithatë hetimet vijojnë për të zbardhur shkaqet e plota.
Ministri i transporteve të Greqisë Kostas Karamanlis tha nga vendi i ngjarjes se operacioni i kërkim shpëtimit po vazhdon, “Sot është vërtet një ditë e trishtuar dhe të gjithë ne që kemi qenë këtu shprehim dhimbjen tonë, sepse skenat që shohim janë vërtet tronditëse” tha ministri Karamanlis, para se të jepte dorëheqjen.